Lajme
Nga Zvicra tenton të kontrabandojë mallra në Kroaci, gjobitet me 13,272 euro
Raportohet se doganierët e Shërbimit për Njësitë Mobile në Osijek, duke zbatuar masa të shtuara të vëzhgimit në pikën kufitare të Tovarnikut, parandaluan tentativën për kontrabandë të cigareve dhe alkoolit të fshehura në një automjet privat me targa të huaja, njoftoi Dogana, përcjell albinfo.ch.
“Duke zbatuar masa të shtuara të mbikëqyrjes në vendkalimin kufitar Tovarnik gjatë hyrjes në territorin doganor të Unionit, doganierët e Sektorit për Njësi Mobile, Njësitë Rajonale – Shërbimi për Njësitë Mobile Osijek kanë veçuar për kontroll një automjet personal me targa zvicerane të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut”, përcjell albinfo.ch.
“Në këqyrjen e detajuar të automjetit në fjalë me pajisje të programit Hercule III janë gjetur 6 600 copë cigare ëest Silver, 4 000 cigare Jade La Rose dhe 9,7 litra raki, mallra për të cilat importohen e për të cilat janë të përcaktuara ndalime dhe kufizime dhe të cilat shoferi u përpoq t’i fuste fshehurazi në territorin e Unionit”, shtojnë ata.
“Malli i gjetur është konfiskuar, ndërsa shoferi është dënuar me gjobë në shumë prej 13 272 euro. Është llogaritur dhe arkëtuar akciza për cigare në shumë prej 1 419,13 euro”, thuhet në njoftim. Kjo është një kundërvlerë prej rreth 111 000 kunave kroate.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut