Lajme
Ngadalësimi i vaksinimit në Zvicër, kush është fajtor
Shumë në Zvicër janë ankuar se qeveria është e ngadaltë për të miratuar dozën e tretë të vaksinës Covid-19, duke vënë në dukje se një numër vendesh të tjera tashmë kanë filluar të administrojnë vaksina përforcuese.
Agjencia e autorizimit të barnave të vendit, Swissmedic, mendohet se po ngec në miratimin e dozave të treta, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, “Swissmedic është çdo gjë tjetër veçse i ngadalshëm”, sipas drejtorit të agjencisë Raimund Bruhin, i cili shpjegoi në një intervistë se vetë prodhuesit e vaksinave vendosin se kur t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre për miratim.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) mori kërkesat për autorizim më herët se Swissmedic, e cila mori aplikime nga Pfizer dhe Moderna vetëm në mes të shtatorit.
“Aktualisht, vlerësimi është avancuar mirë”, tha Bruhin, duke shtuar se Zvicra duhet të kryejë procesin e saj të autorizimit në vend që “ta lërë atë në gjykimin e autoriteteve të huaja miratuese”. Javën e kaluar, autoritetet zvicerane kanë treguar se vaksinat përforcuese mund të jenë gati në fund të tetorit.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s













