E-Diaspora
Ngjarja në Zvicër e lidhur me vrasjen e Dilaver Boiku-Lekut?
Mediat zvicerane raportojnë se kjo ishte një hakmarrje në mes të dy familjeve armiqësore Maqedonisë, sepse besohej se I. Istrefi është vrasësi i Dilaver Boiku-Lekut
Të martën, më 25 dhjetor, në Rüti ZH, një person i panjohur ka qëlluar me disa të shtëna në një lokal. Me këtë rast, një person ka humbur jetën.
Pak para 02:00, Policia Kantonale e Cyrihut ka marr informatë se një person kishte pësuar plagë vdekjeprurëse, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Sipas hetimeve fillestare, një autor i panjohur ka qëlluar me disa të shtëna në restorantin Bären.
Pronari, një shtetas 51-vjeçar nga Maqedonia, ka pësuar plagë të rënda të cilave nuk ka mundur tu mbijetojë. Personat e tjerë, të cilët gjatë kohës së krimit kanë qenë në lokal, kanë kaluar pa ndonjë lëndim.
Vrasja dyshohet të jetë qërim hesapesh midis klaneve mafioze. Një mik i të vrarit I. I. (51) është i sigurt se ai ishte viktimë e klaneve mafioze nga Maqedonia, shkruan albinfo.ch.
Zënka e tyre tashmë kishte qenë e njohur në qytetin e Strugës në Maqedoni. Dhe deri më tani ka pasur më tepër viktima: Kështu pra, dihet se biri atëherë 23-vjeçar i I. I. ishte vrarë në Maqedoni tre vite më parë. Atëbotë, djali tjetër i tij ishte plagosur rëndë dhe që atëherë ka mbetur invalid.
Klanit të I.S. gjithashtu i mvishet një vrasje, nga e cila jetën e humbi shefi i mafias D.B. (58) i cili kërkohej për trafikim me qenie njerëzore. Ai u qëllua në kokë shtatorin e kaluar, në restorantin e tij në Strugë.
Por, mediat shqiptare në Maqedoni kanë dhënë detaje tjera nga ky rast. “Mediat zvicerane raportojnë se kjo ishte një hakmarrje në mes të dy familjeve armiqësore Maqedonisë, sepse besohej se I. Istrefi është vrasësi i Dilaver Boiku-Lekut. Pronari i restorantit është vrarë me disa plumba që janë shkrepur përmes dritareve nga drejtimi i rrugës”, shkruan Fakti Ditor.
Media zvicerane pohojnë se pronari i restorantit në Zvicër nuk është viktima e parë e gjakmarrjes. Sipas shkrimeve të tyre, ka pasur konflikt mes tij dhe familjes së Dilaver Bojku-Lekut. Sipas disa burimeve, vrasja e parë ishte në vitin 2015, kur S. Istrefi (23), i biri i 51-vjeçarit të vrarë, u qëllua në Strugë. Dhe në gusht të vitit 2017, u godit Dilaver Bojku Leku i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë Ceremonia e AWL 2025 sjell emocion, art dhe frymëzim në Kino ARMATA... -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 Parashikimi i punësimit në Zvicër rritet... -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës














