E-Diaspora
Vritet një shtetas nga Maqedonia në Zvicër
Në Rüti ZH, një person i panjohur ka qëlluar me disa të shtëna në një lokal. Me këtë rast, një person ka humbur jetën.
Mëngjesin e së martës, në Rüti ZH janë dëgjuar të shtëna! Pak para 02:00, Policia Knatonale e Cyrihut ka marr informatë se një person kishte pësuar plagë vdekjeprurëse, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Sipas hetimeve fillestare, një autor i panjohur ka qëlluar me disa të shtëna në restorantin Bären.
Pronari, një shtetas 51-vjeçar nga Maqedonia, ka pësuar plagë të rënda të cilave nuk ka mundur tu mbijetojë. Personat e tjerë, të cilët gjatë kohës së krimit kanë qenë në lokal, kanë kaluar pa ndonjë lëndim.
Vrasja dyshohet të jetë qërim hesapesh midis klaneve mafioze. Një mik i të vrarit I. I. (51) është i sigurt se ai ishte viktimë e klaneve mafioze nga Maqedonia, shkruan albinfo.ch.
Zënka e tyre tashmë kishte qenë e njohur në qytetin e Strugës në Maqedoni. Dhe deri më tani ka pasur më tepër viktima: Kështu pra, dihet se biri atëherë 23-vjeçar i I. I. ishte vrarë në Maqedoni tre vite më parë. Atëbotë, djali tjetër i tij ishte plagosur rëndë dhe që atëherë ka mbetur invalid.
Klanit të I.S. gjithashtu i mvishet një vrasje, nga e cila jetën e humbi shefi i mafias D.B. (58) i cili kërkohej për trafikim me qenie njerëzore. Ai u qëllua në kokë shtatorin e kaluar, në restorantin e tij në Strugë.
Vrasësit e tij u arratisën. Mediat maqedonase raportuan që njëri nga sulmuesit mund të jetë arratisur në Bazel. Me arritjen në Zvicër, megjithatë, humbi çdo gjurmë.
Sulmuesi i panjohur deri më tani është na arrati, ndërsa kërkimi i tij nuk ka pasur sukses. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?