Lajme
Nice: Raporti i Martyt – me mungesë provash
Në raportin e Dick Martyt, dukej se kishte mungesë të provave dhe u jepet përparësi propozimeve sensacionale
Prokurori i Tribunalit të Hagës, që ka udhëhequr në rastin e Slobodan Miloseviqit, Geoffrey Nice ka thënë se në raportin e Dick Martyt për trafikim organesh njerëzore në Kosovë, dukej se kishte një mungesë të provave dhe se dukej se u jepte përparësi propozimeve, të cilat ishin më shumë sensacionale të llojit të pohimeve të bëra në konflikte apo luftëra, por që nganjëherë kurrë nuk mund të mbështeten nga provat.
“Përdorimi i raportit në organizmat evropianë – sipas shtypit britanik dhe atij francez, ndërlidhej me përhapjen e dokumenteve për qëllime politike, si për shembull në kohën kur në Kombet e Bashkuara, Rusia kërkonte një hetim të veçantë. Ka shumë gjëra, të cilat duhet analizuar në mënyrë të veçantë. Meqë është bërë njëherë, kemi të bëjmë me një veprim të panevojshëm apo të detajuar, i cili nuk është i duhur këtu, sepse ka nevojë të shikohen shumë dokumente. Por, ka një varg pyetjesh që duhet të shtrohen dhe nuk jam i sigurt nëse Marty ende qëndron prapa raportit të tij”, ka thënë Nice në një intervistë për Evropën e Lirë.
I pyetur nëse EULEX-i ka kapacitet për t’i hetuar akuzat e Martyt, Nice ka thënë se nuk e njeh profesionalizmin e misionit evropian në Kosovë, që të mund të jap një përgjigje.
Ndërsa i pyetur për rastin e Ramush Haradinajt, ai nuk ka qenë në gjendje të komentojë përfundimin e gjykimit.
“Do të ishte shumë gabim, por çështja që e përmendët ju është mjaft interesante dhe nuk ndikon vetëm te Ramush Haradinaj. Kjo është periudhë e gjatë kohore gjatë, së cilës janë mbajtur në arrest disa njerëz duke u shkëputur nga gjithçka – pa të drejtën për kompensim nga Bashkësia Ndërkombëtare. Por, që kur gjykata urdhëroi Ramush Haradinaj të dalë para gjyqit, duhet të presim përfundimin e gjykimit për të parë nëse do të dëgjohet kjo ankesë e veçantë në rastin e tij”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival Paraqitja në Montreux pason vlerësimin e artistes me çmimin prestigjioz Swiss Jazz Award 2025, dorëzuar më... -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë













