Maqedonia
Nikolla Gruevski dorëhiqet nga drejtimi i VMRO-së
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë VMRO DPMNE, e cila ka qeverisur Maqedoninë deri para qershorit të këtij viti, kur drejtimin e vendit e mori Lidhja Socialdemokrate e kryeministrit aktual, Zoran Zaev.
Gruevski, i cili e kishte marrë drejtimin e VMRO DPMNE-së në vitin 2003, i paraqiti dorëheqjen e parevokueshme Komitetit Drejtues të partisë, për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale të muajit tetor.
Nga 80 komuna, kjo parti arriti të fitojë vetëm në pesë prej tyre, duke shënuar rezultatin më të dobët që nga vendosja e pluralizmit. Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, bëri të ditur se Komiteti Qendror i partisë ka marrë vendimin për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm më 22-23 dhjetor 2017 në Vallandovë, kur edhe pritet të zgjidhet kryetari i ri, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave në këtë vend, kandidatët e mundshëm janë deputetët Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshoski, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki si dhe ish-kryetari i partisë, Lubço Georgievski
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











