Lajme
Hetime pas raportimeve për alergji ndaj vaksinës anti-Covid
Administrata e Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) njoftoi se po hetojnë reagimet alergjike të shfaqura lidhur me vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania gjermane bioteknologjike BioNTech dhe kompania farmaceutike amerikane Pfizer.
Peter Marks, drejtori i i qendrës për zhvillime dhe hulumtime biologjike të FDA-së, në një deklaratë për gazetarët tha se përveç Alaskës, kanë ardhur ankesa edhe nga disa shtete të tjera rreth efekteve alergjike të vaksinës dhe se po bëjnë ekzaminimin e tyre, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Pasi njoftoi se po punojnë në mënyrë të koordinuar me Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe kolegët e tyre në Britani të Madhe, Marks tha se “po punojmë të përcaktojmë se cili përbërës në vaksinë shkakton alergjinë”.
Në një deklaratë të enjten nga spitali rajonal Bartlett në qytetin Juneau në shtetin e Alaskës në SHBA ishte theksuar se vaksina kundër COVID-19 ka shkaktuar “reagime ekstreme alergjike” brenda 10 minutave pas aplikimit te 2 punonjës të shëndetësisë.
Po ashtu edhe në Britani, ku vaksina është miratuar për përdorim të gjerë javën e kaluar u shënuan 2 raste të ngjashme, ku Agjencia për kontroll të ilaçeve dhe prodhimeve shëndetësore (MHRA) në Britani bëri të ditur se vaksina nuk duhet të aplikohet te personat që tregojnë reagim ekstrem alergjik ndaj ilaçeve dhe ushqimeve.
Vaksina kandidate e zhvilluar në kompania gjermane bioteknologjike BioNTech, partner themelues i së cilës janë shkencëtarët turq Prof. Dr. Uğur Şahin dhe Dr. Özlem Türeci, pas miratimit për përdorim të gjerë më 2 dhjetor në Britani ajo u bë “vaksina e parë e miratuar në botë”.
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej












