Lajme
Nisma për të parandaluar vaksinimin e detyrueshëm në Zvicër
Qeveria e Zvicrës ka thënë vazhdimisht se vaksinimi kundër virusit SARS-CoV-2 nuk do të jetë i detyrueshëm. Megjithatë, një grup i quajtur Lëvizja për Lirinë Zvicerane (MLS) filloi mbledhjen e nënshkrimeve këtë javë për një referendum mbi këtë temë, sipas RTS.
Organizatorët e iniciativës duan që të gjithë të jenë në gjendje të vendosin nëse duan apo jo të vaksinohen, pa pësuar ndonjë disavantazh social ose professional, përcjell albinfo.ch.
Nëse është i suksesshëm, votimi do të ndryshojë Kushtetutën e Zvicrës, duke shtuar një kërkesë për miratim për çdo shkelje të integritetit fizik ose mendor të një individi. Për më tepër, çdo individ që refuzon vaksinimin do të mbrohet nga çdo ndëshkim ose paragjykim shoqëror ose profesional.
Organizatorët kanë kohë deri më 1 qershor 2022 për të mbledhur 100,000 nënshkrimet e kërkuara për propozimin që do t’u vihet votuesve zviceranë.
Nisma nuk është për t’u habitur. Në Zvicër është folur shumë rreth idesë për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin SARS-CoV-2, pavarësisht deklaratave të përsëritura nga autoritetet zvicerane se një program vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm.
MLS, organizata që qëndron pas iniciativës numëron midis anëtarëve të saj një parlamentar federal që i përket Partisë Popullore Zvicerane (UDC / SVP).
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














