Lajme

Nisma “Jo Zvicrës së 10 milionë njerëzve”, pritet të dalë për votim në 2025-ën

Nuk dihet ende nëse nisma e quajtur ‘Jo Zvicrës së 10 milionë njerëzve’ do të sillet në kutitë e votimit në vitin 2025, por mund të jetë.

Me këtë veprim, Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë dëshiron të frenojë fluksin e vazhdueshëm të të huajve në Zvicër, sepse, sipas partisë, ata kanë bërë që popullsia e Zvicrës të kalojë 9 milionë njerëz në vitin 2023.

Propozimi kërkon që Kushtetuta të përfshijë një amendament të ri që garanton “zhvillim të qëndrueshëm demografik” – që do të thotë që popullsia e Zvicrës nuk duhet të kalojë 10 milionë njerëz përpara vitit 2050./The Local