Lajme
Nisma reagon pas vendimit të Kushtetueses
Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht ta pezullojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.
Nisma ka thënë se vendimi është brenda kompetencave të Gjykatës dhe si i tillë i detyron palët ta pranojnë.
Komunikata e plotë e Nismës:
Për NISMËN Socialdemokrate, vendimi për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit të Republikës për dhënien e mandatit kandidatit të LDK-së, z. Avdullah Hoti, për të formuar qeverinë e re në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për datë 02 maj 2020 është brenda kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe si i tillë detyron palët ta pranojnë!
Në mënyrë që në këtë rast Gjykata të mund punojë pa presion, palët duhet të përmbahen, kështu gjyqtarët e Gjykatës të munden të punojnë më tej pa presion nga palët.
NISMA Socialdemokrate konsideron që duhet vazhduar tradita e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pa marrë parasysh nëse ato na pëlqejnë ose jo.
NISMA Socialdemokrate!
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive















