CH-Ballkani
Niveli i vdekshmërisë në Evropë, Shqipëria e shtata, Zvicra e teta
Pas Shqipërisë, në vendin e tetë renditet Zvicra me 7.9 vdekje në 1000 banorë
Shqipëria renditet ndër vendet e Evropës që kanë një nivel të ulët të vdekshmërisë për 1000 banorë, me 7.7 vdekje për 1000 banorë, për vitin 2017.
Të dhënat janë publikuar nga Eurostat dhe janë përpunuar për shtetet evropiane nga “Il Sole 24 Ore”.
Sipas grafikut të hartuar nga Monitor, bazuar në këto të dhëna, Shqipëria renditet në vend të shtatë në Evropë, për nga niveli i ulët i vdekshmërisë, pas Irlandës, Islandës, Luksemburgut, Maltës, Norvegjisë, Qipros, duke pasur madje të njëjtin nivel me Qipron dhe Norvegjinë. Pas Shqipërisë, në vendin e tetë renditet Zvicra me 7.9 vdekje në 1000 banorë, përcjell albinfo.ch.
Vendi që renditet në fund është Bullgaria, me 15.5 vdekje për 1000 banorë. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë nivel të lartë vdekshmërie si Serbia (14.8), Greqia (11.6), Kroacia (12.9), Mali i Zi (10.5), Maqedonia (9.8).
Në Itali dhe Gjermani, këto norma janë përkatësisht 10.3 dhe 11.4.
Pavarësisht se janë ndër më të ulëtat në Evropë, vdekjet në Shqipëri po vijnë në rritje vit pas viti, duke reflektuar plakjen e popullsisë dhe rritjen e sëmundshmërive. Në vitin 2016, ky tregues ishte 7.4, që e renditje Shqipërinë të katërtën në Evropë, për nga niveli i ulët i vdekshmërisë.
Sipas të dhënave të mëparshme të INSTAT, Në vitin 2017, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 22.232, duke shënuar një rritje prej 3,9%, krahasuar me vitin paraardhës. Sipas gjinisë, numri i vdekjeve të raportuara për meshkujt është 11.610 (2,9% më shumë se në vitin 2016) dhe për gratë 10.622 (5,1% më shumë se në 2016).
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët? Në përgjithësi supozohet se të huajt që punojnë në Zvicër kanë paga më të ulëta se...
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)
-
Zvicra po përballet me kritika për mungesën e ndihmës financiare për Ukrainën
-
Komiteti i parlamentit zviceran propozon trefishimin e taksave për studentët e huaj
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim?