Lajme
Një 17-vjeçar pranon sulmin mbi politikanin e SPD-së
Lidhur me 17-vjeçarin nuk është dhënë asnjë informacion të detajuar, përveç faktit se ai ka pranuar autorësinë mbi krimin
Pas sulmit ndaj politikanit të SPD-së, Matthias Ecke (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë), në Dresden, një autor i dyshuar u dorëzua në polici. 17-vjeçari ka pranuar krimin. Lajmi bëhet i ditur nga Zyra e Policisë Kriminale të Landit të Saksonisë.
Lidhur me 17-vjeçarin nuk është dhënë asnjë informacion të detajuar, përveç faktit se ai ka pranuar autorësinë mbi krimin, shkruan spiegel.de. Sipas zëdhënësve të policisë, pritet që në fillim të javës ai të konsultohet fillimisht me këshilltarin e tij ligjor.
Të dyshuarit e tjerë aktualisht janë ende në kërkim. Të premten në mbrëmje, deputeti i përmednur i SPD-së u sulmua dhe u plagos në rrugë në Dresden nga katër persona. Ai po vendoste postera për zgjedhjet evropiane që mbahen në qershor.
Këtë javë pati sulme të tjera ndaj dy politikanëve të Partisë së Gjelbër dhe një njeriu që kishte propaganduar për Partinë e Gjelbër.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












