Kosova

Një 31 vjeçare hedhet nga kati i tretë i Gjinekologjisë, humbë jetën

Gruaja ishte e moshës 31 vjeçare, ndërsa mësohet se ajo ishte duke shoqëruar një fëmijë që kishte probleme shëndetësore dhe kishte më shumë se një muaj që ishte hospitalizuar

Një grua ka vdekur sot në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pisi është hedhur nga kati i tretë i Klinikës. Gruaja ishte e moshës 31 vjeçare, ndërsa mësohet se ajo ishte duke shoqëruar një fëmijë që kishte probleme shëndetësore dhe kishte më shumë se një muaj që ishte hospitalizuar.

Një burim i ka thënë gazetës “Koha”se kjo gruan momentin që është hedhur nga kati i tretë ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti. Gjendja e foshnjës prej hospitalizimit ishte përmirësuar dhe pritej lirimi.