Lajme
Një e treta e zviceranëve, të prirur t`u besojnë teorive konspirative
Studimi zbuloi se një total prej 31.4% e adoleshentëve dhe 35.9% e të rriturve kanë një mentalitet të theksuar konspiracioni, duke i bërë ata më të prirur të besojnë teoritë e komplotit
Një studim i ri tregon se rreth një e treta e zviceranëve kanë një mendim që i bënë ata më shumë të ngjarë të besojnë teoritë konspirative, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo rritet në kohë pasigurie siç është Covid-19.
Të shtunën, qindra njerëz u mblodhën në Bazel për të protestuar ndaj masave të koronavirusit. Shumë prej tyre nuk kishin vendosur maska në kundërshtim me ligjet e qeverisë.
Sipas një reporteri të SonntagsZeitung, shumë po brohorisnin ose mbanin shenja duke folur se si maskat shkaktojnë dëm apo janë të padobishme. Përderisa shumë protestues thjesht i rezistojnë ndërhyrjes së qeverisë, disa thjesht besojnë se koronavirusi është një gënjeshtër e shpikur nga media ose qeveria.
Sipas një studimi të botuar në shtator, rreth një e treta e zviceranëve janë të prirur për teori të tilla. Një ekip hulumtues i udhëhequr nga Dirk Baier, kreu i Institutit për Delikuencën dhe Parandalimin e Krimit në Universitetin e Shkencave të Zbatuara të Cyrihut (ZHAW), studioi lidhjet midis gjasave të besimit në teoritë e konspiracionit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ekipi anketoi mbi 9,000 të rinj dhe 2,000 të rritur në vitin 2019 (para pandemisë) për përgjigje të pyetjeve të tilla si nëse ka organizata sekrete që kanë një ndikim të madh në vendimet politike ose nëse politikanët janë kukulla për forca më të fuqishme. Studimi zbuloi se një total prej 31.4% e adoleshentëve dhe 35.9% e të rriturve kanë një mentalitet të theksuar konspiracioni, duke i bërë ata më të prirur të besojnë teoritë e komplotit.
Studimi zbuloi gjithashtu se mosbesimi në institucione dhe ndjenjat e pafuqisë dhe pasigurisë e rrisin këtë mentalitet.
Rreth gjysma e pjesëmarrësve të studimit nuk kishin interes të angazhoheshin politikisht dhe besonin se është e kotë ta bësh këtë. Baier zbuloi se rreth gjysma e pjesëmarrësve të studimit pajtohen se gjithçka është bërë më e pasigurt dhe duhet të jesh i përgatitur për gjithçka, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












