Kuriozitete
Në Brazil prodhoheshin vetura false Lamborghini
Policia në Brazil ka mbyllur një fabrikë klandestine që po prodhonte Ferrari dhe Lamborghini false
Baba dhe bir zotëronin një fabrikë në Santa Catarina, ku prodhonin veturat dhe të dy janë arrestuar, përcjell albinfo.ch.
Policia thotë se veturat po ofroheshin në media sociale për shumat prej 40 mijë deri në 60 mijë dollarë. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e çmimit origjinal të superveturave.
Zyrtarët nuk bënë të ditur se çfarë pjesësh po përdoreshin për ndërtimin e këtyre makinave, por fotot e lëshuara tregojnë për trupat e këtyre supermakinave, si dhe logot që ka brendi i njohur italian.
Kjo basjtisje erdhi pasi që kishte ankesa nga kompanitë italiane. Tetë makina gati të përfunduara janë konfiskuar në këtë bastisje dhe policia ka treguar se po heton sa të tillë janë shitur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











