Bota

Një i vdekur nga stuhia në Gjermani

Të paktën një person vdiq pasi një stuhi e quajtur "Eberhard" shkaktoi shumë në të gjithë Gjermaninë

Pemët u rrëzuan, ndërtesat u dëmtuan dhe rrjeti i trafikut u godit rëndë, si pasojë e erëra të forta dhe shiut që goditi pjesët perëndimore dhe jugore të vendit, përcjell albinfo.ch.

Një 47-vjeçar vdiq pranë Bestwig, në rajonin e Sauerland kur një pemë ra në veturën që po ngiste, shkruan “The Local”.

Të dielën pasdite, operatori i trenit “Deutsche Bahn” anuloi shërbimet në veri të Rajonit Vestfalinë (NRW), shteti më i populluar federal, me pasoja të gjera për të gjithë vendin.

Udhëtarët që udhëtonin të hënën u paralajmëruan për vonesa dhe anulime, për shkak të pastrimeve.

Trenat në distancë të largët dhe rajonale ishin në veprim të hënën në mëngjes, por ka ende disa shqetësime, përcjell albinfo.ch.

Kishte ende kufizime në rrugët midis Këlnit – Dortmundit, Altenbeken – Hamm (Westfalen) dhe midis Rosenheim dhe Kufstein.