Tematike
Një 18-vjeçar kosovar paguan për sigurimin e makinës katër herë më shumë se një zviceran 30-vjeçar
Dallimet bëhen edhe më ekstreme me sigurimin e thjeshtë të përgjegjësisë (Haftpflicht Versicherung), ku të rinjtë e huaj mund të paguajnë shtatë herë e gjysmë më shumë
Të gjithë ngasësit e makiave që janë meshkuj dhe të huaj duhet të presin tarifa më të shtrenjta për sigurimin e makinës dhe përgjegjësisë. Një kosovar 18-vjeçar në Zvicër paguan katër herë më shumë se një zviceran 30-vjeçar.
Për të krahasuar tarifat, portali i krahasimit online ka kryer një anketë me të siguruarit 18, 30 dhe 70 vjeç në fund të majit 2024, transmeton albinfo.ch. Ndikim shumë të fortë në bonus ka rezultuar se mosha dhe kombësia kanë bërë të ditur të martën “Bonus.ch”.
Krahasimi i mëposhtëm tregon se çfarë mund të bëjë vetëm mosha: Sipas studimit, një 18-vjeçar ka një premium mesatar prej 141 për qind në krahasim me një shofer zviceran 30-vjeçar. Për sigurimin e thjeshtë të përgjegjësisë, primi mund të jetë tri herë e gjysmë më i lartë (premia vjetore prej 1643 në vend të 453 frangave).
Natyrisht, kombësia ka një ndikim të fortë në sigurimin premium. Një ngarës 18-vjeçar me origjinë kosovare (statusi i qëndrimit C) paguan mesatarisht dy të tretat më shumë për sigurimin e makinës sesa një shtetas zviceran i së njëjtës moshë. Në praktikë, kjo mund të nënkuptojë një diferencë çmimi nga i njëjti ofrues për sigurim plotësisht gjithëpërfshirës (Vollkasko) deri në 5,272 franga (8,385 në vend të 3,133 frangave).
Nëse kumulohen dy faktorët: i moshës dhe ai i kombësisë, dallimi bëhet edhe më i mprehtë: diferenca e çmimit për sigurimin plotësisht gjithëpërfshirës atëherë mund të jetë deri në 7,061 franga (8,385 në vend të 1,324 frangave). Dhe sipas “Bonus.ch” gjithçka bëhet edhe më ekstreme me sigurimin e thjeshtë të përgjegjësisë, përcjell albinfo.ch. Këtu primi për të rinjtë e huaj mund të jetë shtatë herë e gjysmë më i madh (premia vjetore prej 3268 në vend të 423 frangave).
Megjithatë, mosha dhe kombësia nuk janë parametrat e vetëm që ndikojnë në lartësinë e primit. Përvoja e shoferit, gjinia, vendbanimi, numri i kilometrave të kaluara, vlera dhe modeli i mjetit apo edhe ngjyra e veturës janë faktorë të tjerë që ndikojnë në çmimin e sigurimit të makinës.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit












