Lajme
Një në pesë tunele zvicerane të dëmtuara, por të sigurta
Zyra Federale e Rrugëve (Astra), ka raportuar se rrugët e Zvicrës janë në gjendje të mirë në përgjithësi.
Sipas raportit, pothuajse një në pesë tunele ka dëmtime të moderuara, por ato janë të sigurta, transmeton albinfo.ch.
Gjashtë tunele ishin në gjendje të keqe dhe për këtë arsye do të duhej të rinovoheshin në afat të mesëm teksa u tha se asnjë tunel nuk është në gjendje alarmante, pra jo funksionale.
Por pajisjet operative dhe të sigurisë si sistemet kabllore, ndriçimi dhe sinjalizimi në tunelet Neuenhof dhe Baregg në kantonin Aargau ishin në një gjendje alarmante në fund të vitit 2023. Këto dy tunele aktualisht po rinovohen gjerësisht, tha Astra, raporton swissinnfo.
Pothuajse 9% e strukturave inxhinierike si urat dhe galeritë shfaqën dëmtime mesatare. Megjithatë, kjo nuk kishte ndikim në sigurinë e ngarkesës dhe trafikut.
Siguria strukturore dhe e trafikut të rreth 0.7% të strukturave në gjendje të keqe është gjithashtu e garantuar. Megjithatë, ato do të duhet të rinovohen ose zëvendësohen në vitet e ardhshme.
Në rastin e rrugëve, 97% ishin në gjendje të mirë ose të pranueshme, tha Astra.
Vitin e kaluar, rreth 1.2 miliardë CHF u investuan në mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare dhe kjo është në përputhje me mesataren e dhjetë viteve të fundit.
Astra vlerëson se vlera e zëvendësimit të rrjetit të autostradave arrin në një total prej 141 miliardë CHF.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











