Shkurt.ch
Një në pesë zviceranë, ka nënshtetësi të dyfishtë
Numri i tyre po rritet nga viti në vit
Që nga viti 2010, numri i shtetasve zviceranë që kanë pasaportë të një vendi tjetër është rritur me 40%.
Sipas gazetës “NZZ am Sonntag”, gjithsej 916,000 shtetas zviceranë që banojnë në vend, kanë shtetësi të dyfishtë, shkruan “Swissinfo.ch”.
Përveç kësaj, 560,000 zviceranë jashtë vendit kanë një pasaportë tjetër. Duke i kombinuar ata që jetojnë jashtë dhe brenda, vlerësohet se më shumë se një në pesë zvicerane ka nënshtetësi të dyfishtë, përcjell albinfo.ch.
Artikulli, që u botua të dielën, citon rritjen e migracionit si arsye kryesore. Gjithashtu kanë ndikuar edhe martesat me kombësi të dyfishtë. Më shumë se 40,000 njerëz janë të natyralizuar çdo vit.
Sa i përket kombësisë së dytë, Italia është në vendin e parë, duke u ndjekur nga Franca, Gjermania dhe Turqia.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?















