Lajme
Një pedofil në Vaud demaskohet nga qytetarët
Gjithnjë e më shumë zviceranë po gjurmojnë pedofilët në internet. Sipas një hulmtimi të RTS, një pedofil i dyshuar nga Vaud u arrestua pas punës së një kolektivi qytetarësh që vepronin në Zvicër. Por fenomeni i “gjuetarëve pedofilë” ka edhe ekseset e veta.
Për disa muaj, një burrë pesëdhjetëvjeçar nga Vaud u dërgoi mesazhe në Facebook vajzave të moshës 11 deri në 13 vjeç. Burri ofronte takime dhe ndante pornografi për fëmijë. Por, pas profileve në Facebook të këtyre vajzave të reja, në realitet qëndronin anëtarët e Team Moore.
Ekipi Moore është një kolektiv i themeluar në Francë pesë vjet më parë për të gjurmuar pedofilët në internet. Grupi ka paraqitur rreth 180 ankesa këtë vit kundër pedofilëve të dyshuar. Ekipi Moore përfshin gjithashtu një gjuetar pedofilësh nga Zvicra frëngjisht-folëse. Dy raste janë referuar në gjykatat zvicerane.
Pas denoncimit të tyre, Prokuroria Publike e Vaud-it i konfirmoi këtë javë Mise au Point arrestimin e pedofilit të dyshuar. “Prokuroria Publike konfirmon se ka hapur procedim penal pas arrestimit, më 16 prill 2024, të një të rrituri, banues në kantonin Vaud, i cili po bënte kontakte me të mitur në internet dhe u ofronte takime. Hetimi është në vazhdim. ” shkruan Vincent Derouand, zëdhënës i Prokurorisë Publike Vaud.
Neila është një nga bashkëthemeluesit e Team Moore. Kjo pastruese dhe nënë beqare e tre fëmijëve ka profesionalizuar gjurmimin e pedofilëve. “Pas pesë vitesh punë, ne jemi dëgjuar. Në Francë, kur një magjistrat merr një dosje nga ekipi Moore në tryezën e tij, ai e di që është e plotë, serioze dhe e vërtetë. Magjistrati e di se më pas mund të kapte grabitqarin që ne denoncojmë”, shpjegon ajo.
Anëtarët e kolektivit duhet të paraqesin një dosje të pastër kriminale dhe të trajnohen për rregullat e gjurmimit të pedofilëve, në mënyrë që të ndërtojnë çështje që do të jenë të pranueshme në gjykatë. Dhjetra zviceranë duan t’i bashkohen ekipit Moore.
Bashkëthemeluesi i kolektivit shpreh keqardhje për hezitimin e policisë dhe autoriteteve gjyqësore zvicerane. “Në Zvicër kemi përshtypjen se ka mungesë komunikimi me policinë. Është e trishtueshme sepse do të donim të punonim së bashku për të luftuar këtë plagë që po dëmton fëmijët tanë”, shton Neila Moore./RTS
E-Diaspora
-
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” Piktorja shqiptare u prezantua me veprën “Roses Abstract” në një ekspozitë të organizuar në kuadër të... -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














