Shkurt.ch
Një person plagos dy policë, njëri prej tyre në gjendje kritike
Një burrë 33 vjeçar ka shtënë kundër policëve, të cilët kishin shkuar për të bërë një kontrollim në banesën e tij, sot, e martë, rreth orës 9 të mëngjesit, bën të ditur Policia Kantonale
Në lokalitetin Rehetobel të Kantonit Appenzell Ausserhoden janë qëlluar me armë dy policë. Ata kanë pësuar plagë dhe janë transportuar në spital me helikopterë të shërbimit të shpëtimit, Rega. Njëri prej tyre është në gjendje kritike, shkruan blick.ch.
Një burrë 33 vjeçar ka shtënë kundër policëve, të cilët kishin shkuar për të bërë një kontrollim në banesën e tij, sot, e martë, rreth orës 9 të mëngjesit, bën të ditur Policia Kantonale.
Arsyeja e bastisjes në banesën e dorasit ende është e paqartë, transmeton albinfo.ch. Por, policia bën të ditur se i dyshuari tashmë është lokalizuar. Ajo po ashtu njofton se i përmenduri nuk përbën rrezik për qytetarët.
“Ne po negociojmë me dorasin”, kanë thënë në policinë kantonale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not












