Lajme
Një rrugë në Greqi merr emrin e shqiptares që humbi jetën tragjikisht në Larisa
Po bëhen gati vit pas aksidentit me Intercity në Tembi, Bashkia e Larisa-s vendos emrin e Klaudia Lata në një rrugë në lagjen ku u rrit, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që Këshilli i Komunës së 3-të në Larisa ka vendosur në mbledhjen e majit të kaluar për ndryshimin e emrit të rrugës “Solona” me emrin e Klaudia Alexandra Lata (siç ishte pagëzuar 20-vjeçarja), ndërsa vendimi do të zbatohet këto ditë.
Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit, ku u rrit Klaudia. 20-vjeçarja ishte nxënëse e shkëlqyer në shkollën që kryqëzohet me rrugën dhe studente e Mjekësisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut.
Mësuesit e Klaudias e kujtojnë si një nga nxënëset më të veçanta të shkollës, ekselente të tëra vitet. Klaudia humbi jetën pas përplasjes së trenave në Tembi, natën e 28 shkurtit 2023, duke u kthyer nga karnavalet e Patrës në Selanik.
Prindërit e Klaudias në një prononcim për median kujtojnë se si i kërkuan të ndalojë pak ditë në Larisa për t’u çmallur, pasi nuk do kishte leksione, por Klaudia refuzoi, sepse donte të studionte. Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë dhe ndër rreth 60 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm, për të cilin akoma nuk ka asnjë të dënuar nga drejtësia greke.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












