Lajme
Një serb përdhos xhaminë e Llabjanit
Një qytetar i komunitetit serb, ka demoluar xhaminë e Llabjanit. Sipas BIK-ut, kjo është pjesa më eklatante kur qytetarët mundohen të shkatërrojnë kulturën dhe diversitetin fetar në Kosovë
Të shtunën pasdite, xhamia e fshatit Llabjan të Novo Bërdes është demoluar nga një pjesëtar i komunitetit serb, i cili sipas Bashkësisë Islame të Kosovës, ka dëmtuar edhe këndin e lutjeve, por edhe disa ajete kuranore. Sipas BIK-ut, kjo është pjesa më eklatante kur qytetarët mundohen të shkatërrojnë kulturën dhe diversitetin fetar në Kosovë.
“Sulmi, përdhosja dhe demolomi i objekteve e simboleve fetare, përveç që është akt i papranueshëm, është veprim që dëmton seriozisht përpjekjet e komuniteteve fetare për krijimin e mirëbesimit ndërfetar e ndëretnik”, thuhet në një reagim të BIK-ut.
Sulmet e tilla dhe përdhosja e objekteve fetare, sipas këtij institucioni fetar, nxisin e ringjallin urrejtje, mosdurim e dhunë, frikën dhe klimën e mosbesimit tek popullata e Kosovës, andaj BIK kërkon angazhimin e të gjithëve që këso veprime të mos na përsëriten.
“Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare, që ato të mos bien pre e individëve që kanë qëllime të errëta dhe drejtësia të vihet në vend. Nga ana jonë ne mbetemi të përkushtuar për kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit e mirëbesimit në vendin tonë”, thuhet në reagim.
Ndryshe, ky serb nuk është i pari që sulmon objektet fetare islame në Kosovë. Një rast i ngjashëm ka ndodhur vitin e kaluar në fshatin Velekincë të Gjilanit, kur një serbë nga fshati Pasjan, kishte hipur në minaren e xhamisë, me përpjekjen për ta prishur pjesën e sipërme, ku ishte vendosur një shqiponjë. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci












