Bota

Një ushtar vret 17 persona në një qendër tregtare në Tajlandë

"Jam lodhur, nuk mund të lëviz më gishtin. A duhet të dorëzohem?", citohet të ketë thënë para kamerës ushtari Jakkakrapanth, i veshur me helmetë dhe uniformë.

Një ushtar ka vrarë të paktën 17 persona, duke qëlluar me armë rreth vetes, pa zgjedhur viktimat në një qendër tregtare. Kjo ka ndodhur paraditen e sotme (e shtunë) në Tajlandën veriperëndimore.

Personi në fjalë e ka transmetuar drejtpërdrejt në internet (facebook) masakrën që ka bërë, duke  e komentuar me fjalët: Jam i lodhur”.

Nga ky sulm janë plagosur edhe 14 persona të tjerë ka thënë një përfaqësues i autoriteteve shëndetësore të vendit.

“Jam lodhur, nuk mund të lëviz më gishtin. A duhet të dorëzohem?”, citohet të ketë thënë para kamerës ushtari Jakkakrapanth, i veshur me helmetë dhe uniformë.

Prapavija e veprimit të tij është ende plotësisht e paqartë. Para sulmit, ai thuhet se ka dërguar mesazhin si më poshtë: «Bëhu i pasur përmes korrupsionit. A mendojnë njerëzit se mund t’i marrin paratë e tyre në ferr dhe t’i shpenzojnë atje? “.

POlicia ende deri në këto momente nuk ka arritur ta kapë personin në fjalë