Lajme
Një variant i ri i koronavirusit, një kërcënim i ri i mundshëm
Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar po monitorojnë nga afër mutacionin “Delta +” i cili po shkakton një numër në rritje të infeksioneve.
Sipas të dhënave të fundit, sipas “BBC” dhe “Financial Times”, 6% e rasteve të reja të Covid-19, të cilat janë analizuar gjenetikisht, lidhen me mutacionin e ri.
Shkencëtarët tashmë po studiojnë nëse ky është një kërcënim i ri. Deri më tani nuk është karakterizuar si një variant shqetësues. “Delta +” u zbulua për herë të parë në korrik dhe që atëherë është përhapur ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme. Deri më tani, megjithatë, nuk ka dëshmi se është dukshëm më ngjitëse se “Delta”.
Profesori François Balot, drejtor i Institutit të Gjenetikës në “UCL” u shpreh se “është ngjitës, por sigurisht nuk krahasohet me atë që pamë me “Alpha” dhe “Delta”, të cilat ishin 50% deri 60% më ngjitëse”, tha ai.
“Ndoshta është deri në 10% më ngjitës. Në këtë fazë do të thoja prisni dhe shihni, pa panik. Mund të jetë pak më ngjitës, por jo aq shkatërruese sa ajo që kemi parë më parë”, tha ai. Disa raste të “Delta +” janë zbuluar gjithashtu në SHBA dhe Danimarkë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?











