Bota
Një vit nga vrasja e Jamal Khashoggi, e fejuara e të ndjerit në kërkim të drejtësisë
Princi saudit, Mohammed bin Salman ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasje
Një ceremoni përkujtimore është mbajtur në Stamboll për gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, i cili është vrarë në atë qytet një vit më parë.
Khashoggi, një kritik i zëshëm i Qeverisë së Arabisë Saudite është vrarë brenda konsullatës saudite në qytetin turk, nga një ekip i agjentëve sauditë.
E fejuara e tij, Hatice Cengiz, ka thënë gjatë ceremonisë se ende është në kërkim të drejtësisë.
Princi saudit, Mohammed bin Salman ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasje, mirëpo një ekperte e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që të hetohet ai.
Në një raport të publikuar në muajin qershor, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, e pati cilësuar vdekjen e Khashoggit si “ekzekutim me paramendim”.
Të dielën, trashëgimtari i fronit, bin Salman ka thënë se personalisht nuk ka urdhëruar vrasjen e Kashoggit, mirëpo mban përgjegjësi të plotë si lider saudit. shkruan REL.
Prokurorët e Mbretërisë Saudite kanë nisur proces gjyqësor ndaj 11 personave, të cilët kanë qenë të përfshirë në një “operacion të ashpër”, i cili ka rezultuar me vdekjen e Khashoggit.
Ata janë duke kërkuar dënim me vdekje për pesë prej tyre.
Mirëpo Vëzhguesi për të Drejta të Njeriut ka thënë se gjykimi nuk përmbush standardet ndërkombëtare dhe se autoritetet saudite kanë “penguar përgjegjësinë kuptimplotë”.
Në raportin e OKB-së, hetuesit kanë thënë se Khashoggit i është injektuar një sasi e madhe e drogës, që ka rezultuar me mbidozë.
Më pas pjesëtarët e ambasadës është thënë t’i kenë coptuar trupin dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur jashtë konsullatës percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”













