Kosova
Njerëzit e korruptuar nuk do të mund të hyjnë në Britaninë e Madhe
“Cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsion, nuk do të mund të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar”, ishte ndërkaq përgjigjja e Ambasadorit O’Connell

Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është përgjigjur në shumë pyetje të bëra nga qytetarët.
Një nga pyetjet ishte se a mendoni që problemi kryesor në Kosovë janë gjykatësit e korruptuar, që janë të frikësuar për të dënuar politikanët kriminelë.
“Unë kam investitorë britanikë, të cilët duan të investojnë në Ferizaj, por si mund të ulem unë në takim me ta dhe t’u them: ‘Mos u brengosni, sepse paratë tuaja janë të sigurta në Ferizaj’, kur ne e dimë se njerëzit si këta udhëheqin policinë, dhe kur e dimë që këto lidhje me kriminalitetin vazhdojnë dhe kur sisteme gjyqësore bëjnë gabime dhe nuk ka përgjegjësi për ata gjykatës që janë duke i bërë këto, dhe është një fjalë për këtë: KAPJE E SHTETIT”, ka shkruar O’Connell, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori u shpreh se është vërtet problem dhe përmendi emrin e Emin Beqirit, i cili është incizuar duke u përfshirë në afera korruptive.
Sipas O’Connell, ai u shpall i fajshëm nga Gjykata Themelore dhe është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit, përderisa Gjykata Supreme e sheh si jo të ligjshme, por sigurisht u dënua dy herë dhe Emin Beqiri nuk vuajti asnjë dënim. Nuk u largua nga puna nga ana e policisë dhe pastaj u transferua në Ferizaj.
Por, kishte edhe shumë pyetje të tjera. “Kur do të veprojë njëjtë edhe ambasada e Anglisë, sikur e Amerikës, që t’ua ndalë vizat zyrtarëve të korruptuar”, ishte pyetja e një komentuesi.
“Cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsion, nuk do të mund të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar”, ishte ndërkaq përgjigjja e Ambasadorit O’Connell.
Një ndër pyetjet që i është bërë atij ishte nëse ndërkombëtarët do të ndërhyjnë për neutralizimin e rrjetit të krimit të madh ekonomik në vend.
“Askush nuk do t’ua ndreqë shtëpinë, duhet ta bëni vetë. Bëjeni vetë. Por, ne do të vazhdojmë të kërkojmë përmirësime, sepse krimi i organizuar në Kosovë na dëmton edhe neve”, tha ndër të tjera O’Connell.
E-Diaspora
-
Presidentja zvicerane: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarët Gjatë vizitës shtetërore të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Zvicër, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter ka...
-
Vjosa Osmani u prit edhe nga diaspora shqiptare
-
Presidentja Osmani e nis sot vizitën shtetërore në Zvicër
-
Shqiptari kërkoi azil në Britani si ‘gay’, gjykata refuzon kërkesën, ai është i martuar me një grua
-
Një shqiptare në konkursin TCP Europe 2025 për çmimin “People’s Choice”
Jeta në Zvicër
-
Fëmijët trevjeçarë duhet të mësojnë gjermanisht në Zvicër Një në pesë fëmijë të vegjël në Zvicër flet rrallë ose fare gjermanisht. Gjithnjë e më...
-
Restorantet zvicerane mahnitin me vlerësime të larta në renditjen e gastronomisë
-
Booking.com urdhërohet të ulë komisionet për hotelet zvicerane me 25%
-
Lozana kufizon hyrjen në disa parkingje për punëtorët mobilë
-
Zvicra drejt fundit të transportit hekurudhor për kamionë: Më shumë trafik në Alpe