Shëndetësi

Njerëzit e pamartuar më të rrezikuar nga dementia

Çiftet e martuara kanë 60 për qind më pak rrezik të përjetuarit dementia.

Shkencëtarët kanë gjetur se të rriturit e pamartuar kanë më shumë shanse që të përjetojnë humbje të kujtesës dhe humbje të aftësive të tjera të rëndësishme me kalimin e vjetëve.

Ata besojnë se këto gjetje mund të nxisin që edhe të ketë më shumë lidhje dhe jetë më të shëndetshme – që do të ulte edhe rrezikun për dementia.

Sipas shkencëtarëve të Loughbourough University, meshkujt e vetmuar kanë më shumë rrezik të përjetojnë probleme të zemrës dhe depresion.

Eef Hogervorst nga ekipi hulumtues ka thënë: “Ndoshta është sepse burrat e martuar kanë jetë më të shëndetshme – ushqime më të mira, më pak alkool, më pak duhan dhe shërbime mjekësore më të hershme. Ndoshta sepse çiftet e martuara i hasin më herët simptomet e dementias te njëri-tjetri”.

Për hulumtimin gjashtëvjeçar, që u publikua në Journals of Gerontology, u përfshinë 6677 njerëz, transmeton Albinfo.ch