Lajme
Njësitë e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane po mbushen shpejt
Ndërsa një numër në rritje i njerëzve infektohen me koronavirus, spitalet në të gjithë vendin po arrijnë kapacitetet e tyre të plota – një situatë që nuk ka ndodhur që nga kulmi i pandemisë në vitin 2020.
Për momentin, 215 pacientë me Covid trajtohen në spitale, duke zënë 77 përqind të shtretërve në ICU. Dhe tendenca është në rritje, raportojnë zyrtarët, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Duke arritur kufijtë e tij, spitali universitar i Vaud (CHUV) tashmë duhej të transferonte disa pacientë Covid në spitale të tjerë në kanton.
Shërbimi shëndetësor koordinues mbarëkombëtar i operuar nga ushtria konfirmon se situata është e ngjashme në disa kantone: shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv janë të paktë.
“Këto nuk janë vetëm raste të izoluara”, tha Rudolf Hauri, mjeku kantonal i Zug.
Dhe Spitali Universitar i Bazelit tashmë ka filluar të vonojë operacionet me zgjedhje për të bërë vend për pacientët me koronavirus, ndërsa spitali kantonal i St. Gallen nuk po planifikon më operacione të reja.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












