Futboll

Njihuni me Vocan, mesfushorin defansiv më të shtrenjtë në Zvicër

Ai ka vlerën e tre milion euro

“Me vetëbesim dhe qetësi Voca udhëheq shokët e tij. E dukshme për moshën e tij të re. Por kjo nuk është rastësi. Falë kombëtares së Kosovës ai është bërë më i pjekur”, shkruan tutje “Blick”,përcjellë albinfo.ch

“Kam një rol të ndryshëm nga Luzerni. Kemi shumë lojtarë me përvojë në kombëtare, prej të cilëve jam duke mësuar shumë. Është e rëndësishme për mua të jem në gjendje të luaj në nivel ndërkombëtar” deklaroi Voca.

Ndeshjet me ekipin kombëtar dhe performancat e mira në Luzern ndikojnë gjithashtu në vlerën e tregut të Voca. Kjo është më shumë se dyfishuar që nga vera e kaluar.

Ai ka vlerë tre milionë euro (rreth 3.3 milion franga). Asnjë mesfushor defansiv nuk vlen më shumë sipas “tregut të transferimit” në Zvicër. Vetëm Michel Aebischer është më i vlefshëm, por ai luan pothuajse vetëm në mesfushën qendrore.

“Nuk isha në dijeni për këtë,” thotë Voca, duke iu drejtuar vlerës së tij të tregut. “Nuk studioj gjëra të tilla. Dua vetëm të luaj futboll. »

Sidoqoftë, Voca së shpejti do të duhet vlerësoj ofertat nga jashtë. Sassuolo nga Italia tashmë është e interesuar. Voca, megjithatë, fokusohet në Luzern: “Dua të luaj mirë dhe të luaj sa më shumë lojra të jetë e mundur”.