Lajme
Njoftim lidhur me shërbimet konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri
Do të punojmë vetëm me terminë paraprake, duke u dhënë përparësi rasteve emergjente.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton të gjithë shtetasit e saj se me lehtësimin e masave në Austri, shërbimi Konsullor do të punojë vetëm me terminë paraprake dhe duke u dhënë përparësi rasteve emergjente, raporton Albinfo Austria.
Në vijim e keni të ngarkuar njoftimin e plotë:
“Me lehtësimin e masave të lëvizjes dhe respektimin e rregullave të distancës për parandalimin e virusit Covid -19 në Austri, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ju njofton se Shërbimi Konsullor do të punojë vetëm me termine paraprake, duke u dhënë përparësi rasteve emergjente”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Për termine dhe informata:
tel.: +43 1 504 74 00 (orari 10.00-12.00 dhe 13.30-16.00) ose me E-Mail: [email protected]
Numri emergjent: +43 664 2233 409 (vetëm për raste emergjente).
Albinfo.at
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












