Lajme
Njoftim nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri
Vetëm për raste emergjente, në rast fatkeqësive apo të humbjes së dokumenteve,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se për shkak të ngritjes së nivelit të rrezikshmërisë nga Covid-19 në të gjitha vendet, do të ofrojë shërbime vetëm për raste emergjente, në rast fatkeqësive apo të humbjes së dokumenteve, shkruan albinfo.ch.
Më poshtë keni të ngarkuar njoftimin e plotë
“Të nderuar bashkatdhetarë, qytetarë dhe shtetas te Republikës së Kosovës në Austri,
Duke respektuar masat e marra ne Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë do jetë i hapur vetëm për raste emergjente dhe nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri më datë 27.03.2020. Për çdo aktualitet do t’ ju mbajmë të informuar!
Në raste emergjente ju lutem të na kontaktoni në:
Tel: +43 6642233409”
/Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














