Kosova
Njohja e patentë shoferëve mes Kosovës e Gjermanisë, afër përmbylljes
Njohja e patentë shoferëve është afër përmbylljes.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në Prishtinë homologun e saj gjerman, Heiko Maas, me të cilin ka mbajtur takim bilateral.
Fillimisht, ministrja Gërvalla ka falënderuar z.Maas për vizitën e tij në Kosovë. Duke i vlerësuar të shkëlqyera raportet në mes të dy vendeve, kryediplomatja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për të gjithë kontributin dhe ndihëm që Gjermania i ka ofruar Kosovës, nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit.
Gjatë takimit, dy ministrat janë fokusuar në diskutime lidhur me marrëveshjet bilaterale në mes të dy vendeve, me ç’rast kanë vlerësuar se duhet të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, arsimin e shkencën.
Kosovës u tha se do t’i ofrohet përkrahje për thellim të bashkëpunimeve bilaterale edhe në raport me shtetet e tjera të BE-së.
Gjithashtu është diskutuar për marrëveshjen për njohjen e patentë shoferëve, e cila është afër përmbylljes.
U nënvizua edhe roli i diasporës shqiptare në Gjermani, ku mbi 400 mijë shqiptarë u tha të jenë të integruar mirë në shoqërinë gjermane.
Pala gjermane shprehu gatishmërinë që të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës sa u përket reformave të brendshme, por edhe për shërbimin e saj të jashtëm.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











