Lajme
Nju-Jorku, vendi më i prekur në botë nga koronavirusi
Në gjithë botën nga kjo sëmundje janë prekur 1.6 milion persona
Është bërë e ditur se Nju-Jorku ka më shumë raste të infektuara me koronavirus, sesa secili shtet tjetër jashtë Shteteve të Bashkuara, tregojnë të dhënat e fundit.
Duket se ky shtet ka konfirmuar se aktualisht ka mbi 159,937 të infektuar, duke kaluar Spanjën, që ka 153,000 raste dhe Italinë me 143,000 raste.
Kina, vendi ku ka shpërthyer fillimisht virusi vitin e kaluar, ka raportuar për 82,000 raste të infektuara.
Në gjithë Shtetet e Bashkuara është thënë të jenë infektuar 462,000 persona nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, ndërkohë që kanë vdekur gati 16,500 persona.
Në gjithë botën nga kjo sëmundje janë prekur 1.6 milion persona dhe kanë vdekur 95,000 pacientë.
Por, ndonëse Nju-Jorku udhëheq për nga numri i të infektuarve, numri i vdekjeve në këtë shtet, 7,000 është më i ulët, sesa në Spanjë, 15,5000 dhe Itali 18,000, ndonëse është gati dyfish më i madh krahasuar me Kinën, 3,300.
Nëpër disa fotografi është parë se viktimat janë duke u varrosur nëpër varreza masive në Nju-Jork.
Mjeku Anthony Fauci, anëtar kyç i task-forcës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë për kanalin NBC se shifra përfundimtare e amerikanëve të vdekur nga sëmundja Covid-19, “duket se mund të jetë 60,000”.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation















