Jeta në Zvicër

“Novartis” shkurton 2200 vende pune

Prodhuesi zviceran farmaceutik “Novartis” tha se do të shkurtojë rreth 2,200 vende pune në katër vjetët e ardhshme në vend, për të përmirësuar përfitimin, duke konsoliduar prodhimin dhe zhvendosjen e vendeve të punës.

Paralelisht “Novartis” njoftoi hapjen e 450 vendeve të reja në një segment tjetër në Zvicër, që do të shtohen rreth 1,750 vende pune.

“Novartis” aktualisht ka të punësuar rreth 13,000 punëtorë në Zvicër.

CEO i “Novartis”, Joerg Reinhardt, tha në shtator se kompania ka në plan të përmirësojë efikasitetin e prodhimit në nivel global për të rritur marzhin e fitimit operativ në kontekstin e rënies së çmimeve të medikamenteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.