Shkurt.ch
Nuk debatohet ndryshimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë me Zvicrën
"Vendosja e kontingjenteve për të huajt nga shtetet e BE-së dhe rezervimi për zviceranët i përparësisë në tregun e punës, nuk janë opsione që do t`i pranonte BE-ja"
Unioni Evropian mbron qëndrimin e vet se nuk mund të negociojë me Zvicrën lidhur me kërkesën e kësaj të fundit që BE-ja ta pranojë një përshtatje që do t`i bënte Zvicra marrëveshjes për lëvizje të lirë. Këtë kërkesë Zvicra e ka bërë në mënyrë që të mund të zbatojë pikë për pikë tekstin e iniciativës së SVP/UDC-së kundër migrimit masiv, të cilën zviceranët e kanë votuar më 9 shkurt.
Kërkesa në fjalë, siç bën të ditur Zyra Federale për Migracion (BFM) është bërë të enjten. Atë e ka ushtruar shefi i BFM-së, Mario Gattiker në kuadrin e takimit të komisionit për migracion të BE-së në Bruksel, shkruan nzz.ch.
Një zëdhënëse e BE-së ka bërë të qartë se vendosja e kontingjenteve për të huajt nga shtetet e BE-së dhe rezervimi për zviceranët i përparësisë në tregun e punës nuk janë opsione që do t`i pranonte BE-ja. Por, ka theksuar ajo, Zvicra ende nuk e ka adresuar një kërkesë të tillë në BE.
Partitë parlamentare dhe qeveria e Zvicrës po mbrojnë qëndrimin për zbatimin fjalë për fjalë të tekstit të iniciativës ndërkohë që organizatat që përfaqësojnë ekonominë kërkojnë më shumë kreativitet dhe fleksibilitet sa i takon aplikimit të këtij teksti.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













