Shkurt.ch
Nuk japin euro bankat zvicerane
Kërkesat për euro dhe monedha të tjera të huaja kanë qenë dukshëm më të mëdha se zakonisht të enjten në Zvicër
Reagojnë institucionet financiare zvicerane. Disa banka kanë ndalur të paktën përkohësisht shitjen e monedhës së përbashkët euro. Po ashtu raportohet për rrezikun që frangat të ikin jashtë vendit.
Nëse keni provuar në bankë ose në një automat bankar ATM nuk keni arritur gjithnjë të përfitoni nga seezacioni që ka krijuar të enjten Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) duke eliminuar çuditërisht normën minimale të këmbimit të frangut me euron. Disa banka zvicerane kanë ndaluar lëshimin, të paktën përkohësisht të monedhave euro, sidomos në Banka Postfinanze.
Ka qenë e mundur vetëm për ata që donin të paguajnë në zyrat postare me euro ndërsa për këmbime tjera bankare me euro është dashur të presin deri të premten.
Kërkesat për euro dhe monedha të tjera të huaja kanë qenë dukshëm më të mëdha se zakonisht, tha zëdhënësi i PostFinance, John Mori.
Banka „Valiant“ kishte ndalur shitjen e valutës së huaj në mëngjesin e së enjtes.
Ndërsa UBS ka vazhduar të ofrojë euro. “Kurset e këmbimit janë përditësuar shpesh,” thotë një zëdhënëse. Për shkak të kërkesave të shumta, nuk mund të përjashtojmë mundësinë të mos ketë pasur më shumë euro në filialet e UBS-së, kanë thënë bankën më të madhe zvicerane.
Credit Suisse ka paguar në euro pa ndërprerje.
SBB ka raportuar se në zyrat e tyre është raportuar për rritje të trafikut të konsumatorëve.
Në aparatet të SBB-së biletat janë shitur me euro por me pa ndryshuar me kursin 1.23 franga për një euro. SBB ka parlajmëruar se gjatë natës të së premtes do të mund komvertohen ne aparatet e tyre 1 me 1 frangu me euron.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














