Shkurt.ch
Nuk ka rritje të ndihmave sociale në vitin 2015
Ndihma sociale bazë edhe për vitin e ardhshëm do të vazhdojë të mbetet ajo e vjetra, 986 franga në muaj për një person
Konferenca Zvicerane e Enteve për Ndihma Sociale (Skos) ka vendosur të heqë dorë nga kërkesa për ngritjen e kuotës së kësaj ndihme. Kjo nënkupton mungesë të kërkesës për t`ia përshtatur bazën e ndihmave sociale shtrenjtimeve të pritshme për vitin 2015.
Në këtë mënyrë, ndihma sociale bazë edhe për vitin e ardhshëm do të vazhdojë të mbetet ajo e vjetra, 986 franga në muaj për një person.
Ajo duhet të ju mjaftojë shfrytëzuesve të ndihmave sociale për të mbuluar shpenzimet e jetesës së tyre.
Skos, në koordinim me drejtorët kantonale të enteve të ndihmave sociale, një herë në dy vjet ia përshtat lartësinë e kësaj ndihme shtrenjtimeve të jetesës. Në këtë veprim ajo mbështetet duke bërë krahasimin me rritjen e pensioneve të moshës (AHV/AVS) dhe atyre të invaliditetit (IV).
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













