Kosova
Nuk mbahet takimi i 2 shtatorit në Washington për dialogun Kosovë-Serbi
Ishte paraparë të mërkurën, më 2 shtator, të të mbahej takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Washington, por ky takim duket se sërish nuk do të mbahet.
Burime e RTV Dukagjinit bëjnë me dije se takimi i paraparë nuk do të zhvillohet të mërkurën dhe është shtyrë për një datë tjetër.
“Nuk do të ketë takim më datën 2 shtator në Washington. Shtyhet për një datë tjetër”, tha ky burim.
Telegrafi ka kontaktuar Zyrën e kryeministrit për një përgjigje, por sipas tyre, deri tani nuk kanë diçka zyrtare.
“Deri më tani nuk e kemi këtë informacion. Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit…”, tha Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti.
Ndryshe, Telegrafi i ka shkruar edhe Zyrës së ambasadorit Grenell dhe Zyrës së këshilltarit për Siguri, Robert O’Brien mirëpo deri tani nuk janë përgjigjur.
Takimi i 2 shtatorit ishte i planifikuar të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në mes të liderëve të Kosovës, kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell dhe këshilltarit për Siguri, Robert O’Brien.
Nëse ky takim nuk do të mbahet më 2 shtator, kjo do të jetë hera e dytë që takimi i planifikuar do të shtyhet për një datë tjetër.
Ndërkaq, në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë në Washington, mirëpo ky takim nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti propozim aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilën çështje edhe kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjes e tij në këtë takim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














