Bota
Nuk përkrahet ideja për Shtetet e Bashkuara të Evropës
Ideja e liderit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Martin Schulz, për të formuar Shtetet e Bashkuara të Evropës, nuk gëzon mbështetje të madhe në mesin e evropianëve, në bazë të rezultateve nga një anketë online të kompanisë “South”, përcjell albinfo.ch.
Sipas anketës, 30 për qind e gjermanëve thanë se ata mbështesin “idenë e Shteteve të Bashkuara të Evropës”. Ky rezultat tregon se Gjermania është një vend që i jep mbështetjen më të madhe Schultzit, në krahasim me gjashtë vende të tjera evropiane, në të cilat është realizuar studimi.
Të anketuarit francezë e mbështesin me 28 për qind idenë e Schulz-it. Nga ana tjetër, ky propozim ka mbështetjen më të vogël në Mbretërinë e Bashkuar, ku vetëm 10 për qind e të anketuarve thanë se janë “për” këtë ide.
Në vendet e tjera të anketuara: Danimarkë, Suedi, Finlandë dhe Norvegji, përqindja e atyre që mbështesin idenë e Schultz-it është mes 12 dhe 13 për qind.
Udhëheqësi i SPD-së në fillim të këtij muaji kishte propozuar përgatitjen e projekt-marrëveshjes kushtetuese, në mënyrë që deri në vitin 2025 Bashkimi Evropian të transformohet në Shtetet e Bashkuara të Evropës.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










