Shkurt.ch
“Nuk shohim rrezik që do ta justifikonte ndalimin e vizitës së ministrit turk”
"Shërbimet përgegjëse për çështje të sigurisë në nivel të federatës janë të mendimit se vizita e planifikuar e ministrit turk në Cyrih aktualisht nuk paraqet ndonjë rrezikim të shtuar në mënyrë të veçantë të sigurisë së brendshme për Zvicrën
Sipas një qëndrimi të publikuar sot nga Këshilli Federal, vizita e paralajmëruar për të dielën që vjen e ministrit të jashtëm turk Cavusoglu njuk përbën ndonjë shkallë të tillë rreziku e cila do ta arsyetonte kufizimin e lirisë së shprehje. Shërbimet përgegjëse për çështje të sigurisë në nivel të federatës janë të mendimit se vizita e planifikuar e ministrit turk në Cyrih aktualisht nuk paraqet ndonjë rrezikim të shtuar në mënyrë të veçantë të sigurisë së brendshme për Zvicrën. Për këtë shkak nuk ka arsye për një ndalim eventual të kësaj vizite, transmeton albinfo.ch komunikatën e qeverisë.
Delegacioni për siguri i Këshillit Federal, i përbërë nga përfaqësues të tri ministrive përgjegjëse e ka marrë në njohuri analizën përkatëse, të realizuar me kërkesën e Kantonit të Cyrihut. Mbi bazën e konstatimeve që ka bërë analiza në fjalë, Departamenti i Jashtëm (EDA) i është përgjigjur letrës së marrë nga kantoni i Cyrihut në lidhje me shqetësimet në fjalë. Letra hidhte dyshime lidhur me përgjegjshmërinë e një vizite të tillë.
Autoritetet federale do të vazhdojnë ta ndjekin me kujdes këtë zhvillim dhe janë të gatshme që t`i përshtasin rekomandimet e tyre, në varësi nga nevoja. Të enjten është mbajtur një takim në Bernë në mes të një përfaqësueseje të ED-s dhe ambasadorit turk, në të cilin është biseduar lidhur me modalitetet e vizitës.
Autoritetet e federatës vazhdojnë të jenë në kontakt të ngushtë me ato të Kantonit të Cyrihut.
Zvicra ka konsideratë për rëndësinë e parimit bazë që mundëson lirinë e shprehjes së emndimit të lirë në vendin tonë. Ajo pret nga autoritetet e vendeve tjera, në veçanti nga ato tirke, që të kenë të njëjtën konisideartë për këtë të drejtë themelore, thuhet në fund të komunikatës së Këshillit Federal.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci












