Lajme
Numër rekord i gazetarëve të burgosur gjatë vitit 2020
Një numër rekord gazetarësh u burgosën gjatë vitit 2020, përderisa qeveritë u munduan të menaxhojnë pandeminë, tha të martën Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
Të paktën 274 gazetarë ishin në burg që nga 1 dhjetori, më së shumti që kur grupi me bazë në Nju-Jork filloi mbledhjen e të dhënave në fillim të viteve 1990, tha raporti, nga të paktën 250 vitin e kaluar. Protestat dhe tensionet politike ishin shkaku i shumë arrestimeve, me ato që u bënë në Kinë, Turqi, Egjipt dhe Arabinë Saudite, tha ai. Mes pandemisë COVID-19, udhëheqësit autoritarë u përpoqën të kontrollonin raportimin duke arrestuar gazetarë. Të paktën dy gazetarë vdiqën pasi u infektuan me koronavirus, tha raporti, përcjell albinfo.ch.
“Tronditëse dhe e tmerrshme që po shohim një numër rekord të gazetarëve të burgosur në mes të një pandemie globale”, tha Drejtori Ekzekutiv i CPJ-së, Joel Simon, në një deklaratë.
Raporti fajësonte mungesën e udhëheqjes globale ndaj vlerave demokratike dhe veçanërisht sulmet ndaj mediave nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të cilat tha se u jepnin mbulim autoritarëve për të goditur gazetarët në vendet e tyre.
Globalisht, 34 gazetarë u burgosën për “lajme të rreme” më 2020, krahasuar me 31 vitin e kaluar, tha raporti.
“Numri rekord i gazetarëve të burgosur në të gjithë botën është trashëgimia e lirisë së shtypit të Presidentit Trump”, tha Simon.
Ndërsa asnjë gazetar nuk ishte në burg në Shtetet e Bashkuara nga 1 dhjetori, 110 u arrestuan ose u akuzuan në 2020, shumë ndërsa mbulonin demonstrata kundër dhunës policore, tha CPJ. Vendet ku numri i gazetarëve të burgosur u rrit në mënyrë të konsiderueshme përfshin Bjellorusinë, ku rizgjedhja e presidentit të saj për një kohë të gjatë shkaktoi protesta masive dhe Etiopia, ku trazirat politike kanë çuar në konflikt të armatosur.
Raporti zbuloi se dy të tretat e gazetarëve në burg ishin akuzuar për krime antishtetërore, të tilla si terrorizmi ose anëtarësimi në grupe të ndaluara, përderisa asnjë akuzë nuk u zbulua në gati 20% të rasteve, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë Kujtimi i gjenocidit nuk është ftesë për hakmarrje por para së gjithash një veprim i domosdoshëm... -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe -
Dortmund
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje mërgimtarit nga Kosova që shpëtoi katër persona nga mbytja -
SHBA
9-vjeçari shqiptar fiton dy medalje në Olimpiadën e Amerikës
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi: Epoka e korrupsionit ka përfunduar në Kosovë Kurti: Kosova nuk pranon rikthimin në epokën e korrupsionit... -
“House of Switzerland”, vitrina e Zvicrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos -
Zvicër
Kryeministri Kurti pjesë e diskutimeve në Shtëpinë e SHBA-së në Davos -
Trump: Çështja e Groenlandës do të diskutohet në Davos -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova













