Lajme
Numër rekord i udhëtarëve në transportin publik
Tremujori i parë i vitit 2023 ka shënuar në Zvicër numrin rekord të udhëtarëve që përdorin transportin publik. Me 5.22 miliardë person-kilometra, kërkesa tejkalon rekordin e mëparshëm, i cili daton nga viti 2019, përpara pandemisë, përcjellë albinfo.ch.
Transporti i pasagjerëve u rrit me 2% krahasuar me tremujorin e parë të 2019-ës, një vit para pandemisë Covid-19, thanë nga Unioni i Transportit Publik dhe Shërbimi Informativ i Transportit Publik. Rritja është 34.%% krahasuar me vitin e kaluar, shkruan RTS.
Trafiku i mallrave ka mbetur i qëndrueshëm në nivele të larta krahasuar me dy tremujorët e fundit. Ai arriti në 3,02 miliardë ton-kilometra neto, pra 4,1% më pak se në tremujorin e parë të 2022. Rënia e trafikut të mallrave nëpër Alpe është më e madhe.
Së fundi, kilometrat e kërkuara të trenit janë rritur gjithashtu brenda një viti. Ata arritën një nivel rekord, me 51.57 milionë rrugë-kilometra treni, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”















