Lajme
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Zvicër ngjitet në të paktën 150
Ky ishte rezultat i një numërimi të bërë nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA bazuar në informacionet që ka marrë nga kantonet
Vazhdon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në Zvicër: Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar rreth orës 18 të mbrëmjes për 9765 raste të infektimit, të konfirmuara nga laboratori, shkruan sda.ch. Bëhet fjalë për 929 raste më shumë se një ditë më parë, transmeton albinfo.ch.
Të paktën 150 njerëz kanë vdekur tani nga sëmundja e mushkërive, bëjnë të ditur mediat.
Ky ishte rezultat i një numërimi të bërë nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA bazuar në informacionet që ka marrë nga kantonet.
Ndërkohë BAG ka regjistruar vetëm 103 vdekje që vihen në lidhje me sëmundjen COVID-19, përcjell albinfo.ch. Ky numër, sipas BAG, bazohet në raporte të dërguara nga laboratorët dhe nga mjekët. Prandaj BAG arsyetohet se numri rasteve mund të ndryshojnë nga ato që komunikohen nga kantonet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat