Lajme
Numri i turistëve në Zvicër, pothuajse sa ai para pandemisë
Numri i fjetjeve të turistëve të huaj është rritur me rreth 42 për qind, duke arritur shifrën prej në 2.2 milionë

Në gusht të vitit 2022, ashtu si dhe në korrik, në hotelet e Zvicrës kanë qëndruar pothuajse numër i njëjtë mysafirësh sikur para krizës së Koronavirusit.
Kjo është arritur falë turistëve nga jashtë, transmeton albinfo.ch. Numri i fjetjeve të turistëve të huaj është rritur me rreth 42 për qind, duke arritur shifrën prej në 2.2 milionë.
Në rastin e grupit proporcionalisht më të madh të turistëve, atij nga Gjermania, shifra e parakrizës madje u tejkalua përsëri në 479,000, shkruan srf.ch.
Me 140,000 net qëndrime në Zvicër, turistët amerikanë gjithashtu kanë tejkaluar paksa vlerën e regjistruar në gushtin e vitit 2019. Nga ana tjetër, vizitorët nga Azia janë ende shumë larg për të arritur shifrat e para pandemisë.
Më pak turistë vendas në korrik dhe gusht
Ndërkohë, ka pasur rënie të vizitorëve zviceranë të hoteleve. Ata kanë shënuan 2.2 milionë fjetje në gusht, që do të thotë një rënie prej rreth 14 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo lidhet me faktin se gjatë viteve 2020 dhe 2021 shumë zviceranë kishin hequr dorë nga pushimet jashtë vendit, duke i dhënë përparësi turizmit vendor.
Megjithatë, në tetë muajt e parë të vitit ka pasur një rritje prej 34 për qind të turistëve vendorë.
E-Diaspora
-
Hapet në Vjenë ekspozita “Mirë se vini në tavolinë” Të shtunën në Vjenë u hap ekspozita interaktive dhe interdisiplinare “Mirë se vini në tavolinë” e...
-
“Vatra” kërkesë Kosovës, zbatoni ato që thotë SHBA-ja
-
Odranët në Zvicër
Njëzet vite takime të mërgimtarëve nga fshati Odër
-
Mjekët nga diaspora realizuan me sukses konferencën XVIII europiane në Kosovë
-
Humb jetën kosovari në aksidentin e rëndë të trafikut, në Valis
Jeta në Zvicër
-
Ish-ministrja ftohet ta nxjerrë Kryqin e Kuq Zviceran nga kriza Ish-ministrja Simonetta Sommaruga është thirrur në krye të Kryqit të Kuq Zviceran, të goditur nga kriza,...
-
Përhapen grerëzat aziatike bletëngrënëse, veçanërisht në Gjenevë
-
Zvicra i afrohet ndryshimit të përkufizimit të përdhunimit
-
Zvicër: Trenat gjatë natës, 2023 do të jetë një vit rekord
-
A duhet të paguash për ilaçet me recetë në Zvicër?