Lajme
Numri më i ri revistës albinfo.ch, në shenjë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Sapo ka dalë nga shtypi numri më i ri i revistës albinfo.ch. Ky numër, siç mund të pritej, i kushtohet përvjetorit jubilar të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurtit. Nisur nga kjo, shumica e teksteve të revistës i kushtohet kësaj date, më të rëndesishmes në historinë e Kosovës.
Një bllok tematik është në funksion të shënimit të 17 Shkurtit, duke filluar me editorialin që vjen me po këtë temë. Këtu hyjnë tesktet mbi faktet rreth shpalljes së pavarësisë, intervista me Shemsi Sylën, zëvendësministër i mbrojtjes i Republikës së Kosovës, një përmbledhje e marrëveshjeve që Kosova ka lidhru me Zvicrën gjatë këtyre viteve etj.
Përveç tematikës festive, në këtë numër të revistës mund të lexoni edhe disa tema interesante, si prezantimin e Ilir Morinës, djaloshit shqiptar që ka vizituar një numër rekord shtetesh, 201 sosh, pastaj intervistën me Fiqrete Ymeraj-Haziri, soprano në teatrin e St.Gallenit etj.
Nuk mungojnë në këtë numër edhe rubrikat standarde, si ajo e librit, e kinemasë, fjalëkryqi, horoskopi etj.
Në emrin e stafit që ka realizuar këtë numër, ju urojmë të gjithëve: Gëzuar 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër