E-Diaspora
Nxënësit nga Kosova dhurojnë spektakël në Zvicër për 28 Nëntor
Kjo është bërë nën organizimin e kolegjit “Mehmet Akif” në bashkëpunim me Shoqata “Vatra”
Një grup i nxënësve kosovarë kanë udhëtuar drejt Zvicrës, për ta festuar 28 Nëntorin, festën e flamurit. Ata kanë shkuar për të performuar para audiencës shqiptare që jetojnë në Cyrih, duke u mundësuar atyre që të festojnë 28 Nëntorin në një mënyrë origjinale.
Kjo është bërë nën organizimin Ansambli “Vatra”,dhe kolegjit “Mehmet Akif”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Nxënësit kosovarë kanë ofruar një program të jashtëzakonshëm për këtë festë të veçantë.
Ky është viti i tretë që “Mehmet Akif” e organizon festimin e 28 Nëntorit përmes këtij programi në Cyrih të Zvicrës, duke mbledhur kështu diasporën dhe kosovarët.
Melodrama nga: Irisa Thaqi, Erëza Jusaj dhe Betim Pireva arriti ta paraqet në mallëngjyese gjendjen e trojeve shqiptare ne prag të ndarjes.
Recitali nga: Ërëza Jusaj, Irisa Thaqi, Arlind Rushiti, Anila Sefedini, Jona Ramadani, Betim Pireva tregoi pasionin të cilat e kanë vendet e ndryshme të trojeve.
Monologu nga: Betim Pireva nuk la askënd pa derdhur lot e pa emocione. Në mes të programit pati edhe pika argëtuese si skeçi komik, këngët dhe vallet e ekzekutuara në mënyrën fantastike.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave



















