Maqedonia
Nxënësit shqiptarë në Veles mësojnë me alfabet cirilik!
Meqenëse nuk kanë asnjë arsimtar në gjuhën shqipe, ata nuk dinë të shkruajnë në gjuhën e tyre amtare
Dy nxënëset Alidja dhe Almedina janë nga fshati Karasllar i Velesit (Maqedoni).
Lëndë në gjuhën shqipe nuk kanë. Meqenëse nuk kanë asnjë arsimtar në gjuhën shqipe, ato nuk dinë të shkruajnë në gjuhën e tyre amtare, raporton “TV 21” në Maqedoni.
Edhe ata që ishin më të rritur kishin probleme me leximin-shkrimin në gjuhën shqipe.
Sadam Bojaxhiu, 25-vjeçar, thotë se e ka të vështirë shkrimin dhe leximin në gjuhën amtare dhe se gjuhën e ka ruajtur me anë të komunikimit me familjarët e tyre, përcjell albinfo.ch.
Çfarë gjuhe ke mësuar në shkollë?- e pyeti gazetari.
Maqedonisht kam mësuar, -tha Sadam Bojaxhiu.
Shqip a di të shkruash e të lexosh?- e pyeti gazetari.
Me lexu di, por jo mirë, meqenëse nuk kemi mësuar shqip, tha Sadam Bojaxhiu.
Asnjë lëndë nuk e ke pasur shqip?- e pyeti gazetari.
Jo, jo, asnjë,- tha Sadam Bojaxhiu.
Në shkollën fillore mësojnë 9 nxënës, ku 6 prej tyre mësojnë deri në klasën e pestë, për të vazhduar më pas në një fshat tjetër, po ashtu në gjuhën maqedonase.
Kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski, thotë se për momentin nuk ka asnjë zgjidhje për nxënësit e fshatit Karasllar i Epërm. Mundësia e vetme është që ta ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase.
Prindërit e fëmijëve thanë se nuk kanë besuar kurrë se në këtë fshat mund të mësohet gjuha shqipe. Andaj, për këtë çështje nuk kanë ngritur asnjë iniciativë ose kërkesë në Ministrinë e Arsimit.
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale















