Lajme
NYT: Turistët të vizitojnë Shqipërinë në 2014-ën
Shqipëria vazhdon të mbetet një nga destinacionet e frekuentuara turistike në botë. Të vecantat që ofron Shqipëria vazhdojnë të zënë gjithmonë e më shumë vend në faqet e të përditshmeve prestigjioze ndërkombëtare
Së fundi, gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” u rekomandon turistëve botërorë në destinacionet e tyre për 2014-ën të vizitojnë edhe Shqipërinë.
Gazeta amerikane “New York Times”, në artikullin kushtuar 52 vendeve që duhen vizituar për vitin 2014, e përfshinë Shqipërinë në katër vendet e para.
Në përshkrimin për Shqipërinë, thuhet se në bregdetin e saj mund të gjendet bukuria e bregdetit të Dalmacisë, me rrënojat e pazbuluara të Turqisë apo Greqisë, ku mblidhet natyra karakteristike e vendeve rurale të Italisë, transmeton shekulli.
“New York Times” shkruan se, zhvillimi i shfrenuar pas komunizmit që kërcënonte të kthente gjithçka në beton, por frenohet nga qeveria e re që ka premtuar për ta mbajtur bregdetin autentik. Sipas gazetarëve amerikanë në vendin antik të Butrintit mund të qëndrohet për më pak se 50 dollarë në natë.
“Në fshatrat si Qeparoja, me sytë nga Korfuzi, mund të bësh kajak në tunelet e nëndetëseve të Luftës së Ftohtë, mund të notosh krah kështjellave të braktisura dhe të shikosh baticën gjatë mbrëmjes me peshk të freskët në hotelet e Rivierës. Kjo është Evropa kur ishte e freskët dhe e lirë.”, shkruan New York Times.
/albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror












