Bota

Obama me emisione televizive

"Presidenti dhe Zonja Obama gjithmonë kanë besuar në fuqinë e tregimit të storieve për inspirim. Gjatë jetës së tyre, ata kanë shpjeguar shumë ngjarje të njerëzve që kanë provuar të bëjnë ndryshimin për një botë më të mirë..."

Ish presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle janë në bisedime për të prodhuar një show për Netflixin.

Siç raporton “New York Times”, çifti do të krijojë storie të veçanta për gjigantin amerikan.

Një marrëveshje e tillë akoma nuk është konfirmuar.

“Presidenti dhe Zonja Obama gjithmonë kanë besuar në fuqinë e tregimit të storieve për inspirim. Gjatë jetës së tyre, ata kanë shpjeguar shumë ngjarje të njerëzve që kanë provuar të bëjnë ndryshimin për një botë më të mirë. Teksa shqyrtojnë planet për të ardhmen, ata vazhdojnë të gjejnë mënyra të reja për të ndihmuar të tjerët dhe të ndajnë historitë e tyre”, ka thënë Eric Schultz, këshilltar i ish-presidentit Obama, transmeton Albinfo.ch.

Sipas “NYT”, një mundësi është që Michelle të modelojë debatet për shëndetësinë, ndryshimet klimatike e për imigracionin, por po ashtu thuhet se nuk ka plane që të kritikohet Donald Trumpi.

Obama njihet për lidhjen e drejtpërdrejtë që ka me audiencën përmes rrjeteve sociale. Ai ka më shumë se 100 milionë ndjekës në Twitter dhe 55 milionë të tjerë në Facebook.